KORREKT / SOT10 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

LDK mban sot kuvendin e jashtëzakonshëm

LDK mban sot kuvendin e jashtëzakonshëm

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) mban sot Kuvendin e Jashtëzakonshëm, i thirrur pas përfundimit të procedurave statutare dhe verifikimit të nënshkrimeve të delegatëve që kërkuan mbajtjen e tij.

Sipas njoftimit të partisë, është konstatuar se është përmbushur kriteri statutar prej së paku një të tretës së delegatëve, duke i hapur rrugë mbledhjes së Kuvendit.

Kuvendi i jashtëzakonshëm i LDK-së do të mbahet në ora 18:00.

Kuvendi i Jashtëzakonshëm vjen në një periudhë tensionesh të brendshme në LDK, pasi një grup delegatësh kërkuan shkarkimin e kryetarit Lumir Abdixhiku, duke theksuar se partia duhet të marrë përgjegjësi politike pas rezultatit në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit.

Në njoftimin zyrtar, LDK ka theksuar se i gjithë procesi është zhvilluar në përputhje me Statutin e partisë dhe se Kuvendi do të mbahet duke respektuar parimet e demokracisë së brendshme, transparencës dhe vullnetit të delegatëve.

Kuvendi i jashtëzakonshëm i LDK-së pritet të jetë një nga zhvillimet më të rëndësishme politike brenda LDK-së këtë vit, pasi delegatët do të diskutojnë për situatën në parti dhe hapat e mëtejshëm, ndërsa pritet të shihet nëse do të votohet për shkarkimin e Abdixhikut apo i njëjti do të vazhdojë të udhëheqë LDK-në. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.