KORREKT / SOT10 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Kostadinovska Stojçevska: Ligji për “Shkupi 2028” duhet të tërhiqet, legalizon korrupsionin dhe anashkalon prokurorimet publike

Kostadinovska Stojçevska: Ligji për “Shkupi 2028” duhet të tërhiqet, legalizon korrupsionin dhe anashkalon prokurorimet publike

LSDM kërkoi tërheqjen e menjëhershme të Projektligjit për Zbatimin e Projektit “Shkupi – Kryeqyteti Evropian i Kulturës 2028”, duke vlerësuar se ai hap hapësirë për shpenzimin e fondeve publike pa zbatuar Ligjin për Prokurimin Publik.

Në një konferencë për shtyp, deputetja e LSDM-së, Bisera Kostadinovska Stojçevska tha se megjithëse ligji u tërhoq nga rendi i ditës i propozuar i Kuvnedit sot, ai mbetet në procedurë parlamentare dhe mund t’u paraqitet përsëri deputetëve në një nga seancat e ardhshme.

Sipas saj, pasi mori titullin “Kryeqyteti Evropian i Kulturës” në shtator 2023, u krijua një sistem për funksionimin dhe menaxhimin e projektit, por me ndryshimin e qeverisë në vitin 2024, i gjithë procesi u ndal.

Kostadinovska Stojçevska akuzoi qeverinë se po përpiqet të përdorë një ligj të ri për të mundësuar shpenzimin e rreth 21 milionë eurove fonde publike pa kryer procedurat e prokurimit publik, duke krijuar një fondacion që do të zbatonte projektin.

“Ky ligj krijon një precedent të rrezikshëm që synon përvetësimin e parave të qytetarëve dhe pasurimin e individëve. LSDM dhe koalicioni kërkojnë tërheqjen e menjëhershme të këtij ligji penal, që do të thotë legalizim i korrupsionit. Askush nuk ka të drejtë të jetë mbi Ligjin e Prokurimit Publik, veçanërisht kur bëhet fjalë për dhjetëra miliona euro para të qytetarëve”, tha ajo./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.