KORREKT / SOT10 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Do të punësohen 300 specializantë të rinj në Maqedoni

Do të punësohen 300 specializantë të rinj në Maqedoni

Qeveria miratoi vendimin për punësimin e 300 specializantëve privatë në institucionet shëndetësore publike deri në fund të vitit 2026.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, ky vendim synon të mbajë mjekët e rinj në vend, të plotësojë mungesën e kuadrit specialistik dhe të forcojë kapacitetet e klinikave, spitaleve dhe qendrave shëndetësore.

Gjithashtu, pritet të sigurojë shpërndarje më të balancuar të personelit mjekësor dhe të shkurtojë kohën e pritjes për pacientët.

Ministri i Shëndetësisë Klekovski vlerësoi se ky është një investim në të ardhmen e sistemit shëndetësor dhe në zhvillimin profesional të mjekëve të rinj, duke theksuar se qëllimi është që ata të ndërtojnë karrierën e tyre në vend. Punësimet do të realizohen sipas nevojave të institucioneve publike shëndetësore, në ato vende ku mungesa e kuadrit specialistik është më e theksuar.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.