KORREKT / SOT10 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Prizreni nderon Komandant Tahir Sinanin në 25-vjetorin e rënies heroike

Prizreni nderon Komandant Tahir Sinanin në 25-vjetorin e rënies heroike

Komuna e Prizrenit ka përkujtuar 25-vjetorin e rënies heroike të Komandant Tahir Sinanit, duke organizuar homazhe në nderim të jetës, veprës dhe sakrificës së tij për lirinë e Kosovës dhe çështjen kombëtare.

Sipas njoftimit të Komunës, në Varrezat e Dëshmorëve në Landovicë, në emër të institucionit komunal homazhe bëri shefi i Kabinetit të Kryetarit, Nehat Elshani, i cili si bashkëluftëtar i Komandant Tahir Sinanit nderoi kujtimin e komandantit me të cilin kishte luftuar.

Në homazhe morën pjesë edhe bashkëluftëtarë të Komandant Tahir Sinanit dhe anëtarë të familjes së tij.

Më pas, homazhe u bënë edhe pranë shtatores së Komandant Tahir Sinanit në Parkun e Qytetit, ku morën pjesë nënkryetari i Komunës së Prizrenit, Kujtim Gashi, zyrtarë institucionalë, familjarë të komandantit, veteranë të luftës, familje të dëshmorëve dhe qytetarë.

Komuna e Prizrenit theksoi se trashëgimia e Komandant Tahir Sinanit dhe e të gjithë dëshmorëve mbetet udhërrëfyes për brezat, ndërsa ruajtja e lirisë, forcimi i shtetit dhe nderimi i sakrificës së tyre mbeten përgjegjësi e përhershme. /Telegrafi/


Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.