Dy persona janë arrestuar në pikëkalimin kufitar në Jarinjë, pasi gjatë kontrollit policor u janë gjetur dhe konfiskuar pajisje që dyshohet se shërbenin për falsifikim dhe keqpërdorim të kartelave bankare.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 21:15, kur gjatë kontrollit të një automjeti me targa të Serbisë, të drejtuar nga një shtetas i Serbisë, janë zbuluar prova të ndryshme.
Në bashkëpunim me Njësinë për Hetimin e Krimeve Kibernetike, policia ka konfiskuar disa kartela bankare, një laptop, aparate të ndryshme elektronike, shtatë telefona mobilë, lexues të kartelave, vula të ndryshme dhe dëshmi të tjera relevante për rastin.
Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa rasti po hetohet nën dyshimin për prodhim, furnizim, shitje, posedim ose dhënie në shfrytëzim të mjeteve për falsifikim, si dhe keqpërdorim të kartelave bankare. /Telegrafi/
