Policia e Kosovës ka arrestuar një person në fshatin Vërmicë të Prizrenit, nën dyshimin për kontrabandim me migrantë.
Sipas raportit policor, rasti ka ndodhur në orët e para të së martës, rreth orës 01:20, kur i dyshuari është kapur në flagrancë duke transportuar tre shtetas të Pakistanit.
Tre shtetasit pakistanezë janë trajtuar si viktima të rastit dhe ndaj tyre po zbatohen procedurat e parapara me Ligjin për të Huajt.
Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.
Rasti është duke u hetuar nga autoritetet kompetente. /Telegrafi/
