KORREKT / SOT23 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Kapet me armë dhe municion në Ferizaj, ndaj 41-vjeçarit iniciohet rast penal

Kapet me armë dhe municion në Ferizaj, ndaj 41-vjeçarit iniciohet rast penal

Policia e Kosovës ka iniciuar rast për veprën penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës” ndaj një personi në Ferizaj, pasi gjatë kontrollit i është gjetur një armë zjarri dhe municion.

Sipas njoftimit të Policisë Rajonale të Ferizajt, rasti ka ndodhur më 28 korrik 2026, rreth orës 23:45, në rrugën “Kadri Zeka” në Ferizaj, gjatë një pike kontrolli të realizuar nga Njësia e Reagimit të Shpejtë (NJRSH), në kuadër të planit operativ “Vera 2026”.

Gjatë kontrollit të një automjeti dhe personit me inicialet Sh.Sh., 41 vjeç, zyrtarët policorë kanë gjetur një armë zjarri dhe tre fishekë.

“Shtetasit i është gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri (pistoletë), si dhe tre fishekë, të cilat ishin në një çantë krahu”, thuhet në njoftimin e Policisë.

I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor, ku është intervistuar nga hetuesit. Pas konsultimit me prokurorin e shtetit, ndaj tij është iniciuar rasti penal, ndërsa i dyshuari është liruar për procedurë të mëtejme të rregullt.

Policia ka bërë të ditur se hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.