KORREKT / SOT23 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

SHSKUK: Spitalet e Prizrenit dhe Pejës pajisen me aparate të reja të tomografisë së kompjuterizuar

SHSKUK: Spitalet e Prizrenit dhe Pejës pajisen me aparate të reja të tomografisë së kompjuterizuar

Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK) ka bërë të ditur se janë shtuar kapacitetet diagnostike në spitalet rajonale të Prizrenit dhe Pejës, ku kanë nisur punën dy aparate 64-shtresore të Tomografisë së Kompjuterizuar (CT).

Sipas SHSKUK-së, aparaturat e reja do të mundësojnë kryerjen e ekzaminimeve të avancuara për një sërë organesh dhe sistemeve të trupit, duke përmirësuar cilësinë e diagnostikimit dhe efikasitetin e shërbimeve për pacientët.

“Aparatet e reja mundësojnë ekzaminime të avancuara të kokës, mushkërive, abdomenit, shtyllës kurrizore dhe enëve të gjakut, me imazhe me rezolucion të lartë dhe kohë më të shkurtër të ekzaminimit”, thuhet në njoftimin e SHSKUK-së.

Nga SHSKUK theksojnë se investimi është pjesë e përpjekjeve për fuqizimin e spitaleve rajonale dhe përmirësimin e qasjes së qytetarëve në shërbime shëndetësore cilësore.

“Vazhdojmë me fuqizimin e spitaleve rajonale, duke rritur kapacitetet për shërbime sa më cilësore dhe duke shkurtuar kohën e pritjes për pacientët”, thuhet më tej në njoftim.

SHSKUK njëherësh ka shprehur mirënjohje për donatorët që kanë kontribuar në realizimin e këtij projekti.

“I falënderojmë donatorët për kontributin e tyre!”, përfundon njoftimi. /Telegrafi/

SHSKUK: Spitalet e Prizrenit dhe Pejës pajisen me aparate të reja të tomografisë së kompjuterizuar

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.