KORREKT / SOT23 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Haliti inspekton punimet në palestrën sportive të Gjimnazit “Kuvendi i Lezhës” në Viti

Haliti inspekton punimet në palestrën sportive të Gjimnazit “Kuvendi i Lezhës” në Viti

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka vizituar punimet që po zhvillohen për ndërtimin e palestrës sportive të Gjimnazit “Kuvendi i Lezhës” në Viti, duke u njohur nga afër me ecurinë e realizimit të projektit.

Gjatë vizitës, Haliti theksoi rëndësinë e këtij investimi për përmirësimin e kushteve për zhvillimin e aktiviteteve sportive dhe edukative, duke vlerësuar se infrastruktura moderne sportive krijon mundësi më të mira për nxënësit dhe komunitetin.

Ai tha se investimet në sport janë investime në të ardhmen e të rinjve, pasi krijojnë hapësira të përshtatshme për zhvillimin e talenteve dhe promovimin e aktiviteteve sportive.

“Vitia ka dëshmuar ndër vite se ka sportistë të dalluar, të cilët me sukses e kanë përfaqësuar komunën tonë në gara të ndryshme. Prandaj, obligimi ynë është që të krijojmë kushte sa më të mira për zhvillimin e tyre dhe për nxitjen e brezave të rinj që të merren me sport”, u shpreh Haliti.

Sipas Komunës së Vitisë, ndërtimi i palestrës sportive synon të përmirësojë infrastrukturën arsimore dhe sportive në komunë, duke ofruar kushte më cilësore për zhvillimin e aktiviteteve të nxënësve, sportistëve dhe sportdashësve. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.