Banorët kanë ngritur shqetësime për gjendjen me mbeturinat në rrugën “Nënë Tereza”, pranë biznesit “German Color”, duke kërkuar ndërhyrje nga institucionet përgjegjëse për pastrimin e zonës.
Sipas një banori, përgjegjësia për këtë situatë po bartet mes Komunës dhe kompanisë “Pastrimi”, ndërsa, siç pretendon ai, përpjekjet për kontakt me kompaninë nuk kanë marrë përgjigje.
“Komuna ia lë fajin kompanisë ‘Pastrimi’, ndërsa këta të fundit nuk e hapin telefonin fare. Edhe gjendja e disa banorëve dihet, pasi hedhin dyshekët dhe mbeturinat e tyre në hapësira publike”, ka deklaruar një vrojtues i lagjes.
Banorët kërkojnë që të ndërmerren masa për pastrimin e zonës dhe të ketë më shumë përgjegjësi nga të gjitha palët, me qëllim ruajtjen e pastërtisë dhe ambientit publik. /Telegrafi/
