KRU “Gjakova” ka njoftuar konsumatorët se do të ketë ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë në rrugët “Mark Malota” dhe “Fitim Domi”.
Sipas njoftimit, ndërprerja është shkaktuar si pasojë e një defekti në gypin e rrjetit të ujësjellësit.
Ekipet teknike të kompanisë janë në terren dhe po punojnë për sanimin e defektit dhe rikthimin e furnizimit me ujë.
Bëhet e ditur se ndërprerja do të zgjasë nga ora 09:00 deri në ora 12:00.
KRU “Gjakova” ka falënderuar konsumatorët për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin gjatë realizimit të punimeve. /Telegrafi/
