KORREKT / SOT23 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Një tërmet me magnitudë 7.1 ballë godet rajonin Kyushu të Japonisë

Një tërmet me magnitudë 7.1 ballë godet rajonin Kyushu të Japonisë

Një tërmet me magnitudë paraprake prej 7.1 ballë goditi prefekturën jugore Kumamoto të Japonisë të martën, tha Agjencia Meteorologjike e Japonisë.

Një paralajmërim për cunami për një valë me madhësi 1 m u lëshua pas tërmetit, tha JMA, transmeton Telegrafi.

Qeveria japoneze lëshoi paralajmërime emergjente për tërmete për prefekturat Kumamoto, Nagasaki, Kagoshima, Fukuoka, Saga, Oita dhe Miyazaki, të gjitha në ishullin jugor Kyushu të Japonisë.

Japonia është një nga vendet më të prirura ndaj tërmeteve në botë, me një dridhje që ndodh të paktën çdo pesë minuta.

E vendosur përgjatë “Unazës së Zjarrit” të vullkaneve dhe llogoreve oqeanike që rrethojnë pjesërisht pellgun e Paqësorit, Japonia përbën rreth 20% të tërmeteve në botë me magnitudë 6.0 ose më shumë.

Kyushu Electric Power tha se nuk kishte raportime për parregullsi në centralet e saj bërthamore Sendai dhe Genkai pas tërmetit.

Operatori i trenit JR Kyushu tha se ka pezulluar shërbimet, përfshirë trenat e shpejtësisë së lartë Shinkansen pas tërmetit. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.