Një aksident trafiku ka ndodhur natën vonë në Gurrakoc, ku raportohet se janë përfshirë një veturë zyrtare e Policisë së Kosovës dhe një veturë e tipit Mercedes.
Si pasojë e aksidentit, sipas informacioneve fillestare dy persona kanë pësuar lëndime dhe po marrin trajtim mjekësor në Spitalin e Pejës.
Lidhur me rastin, Telegrafi ka kontaktuar Policinë e Kosovës dhe është në pritje të përgjigjes zyrtare për të konfirmuar rrethanat e aksidentit, personat e përfshirë dhe gjendjen e të lënduarve. /Telegrafi/
