Sekretariati i Etikës u mblodh këtë të martë, në orën 10:00, për të shqyrtuar kërkesën e Partisë Socialiste për përjashtimin e 29 deputetëve të opozitës, të përfshirë në tensionet dhe kaosin e seancës plenare të 18 dhjetorit.
Ngjarja lidhet me seancën ku u betua Avokati i ri i Popullit, Endri Shabani, ndërsa opozita shkaktoi ndërprerje dhe përplasje në sallën e Kuvendit.
PS ka kërkuar masa disiplinore që variojnë nga pezullimi 10 deri në 60 ditë për deputetët e përfshirë. Gjatë mbledhjes së komisionit, deputetët janë paraqitur me materiale dhe foto që, sipas tyre, lidhen me përgjimet e Agasit. /Euronews.al/