Aktorja e njohur hollivudiane, Demi Moore, ka bërë një paraqitje surprizë në videoklipin më të ri të grupit global të vajzave KATSEYE, për këngën “Animal”, duke u rikthyer në një videoklip muzikor pas afro 30 vitesh.
Në videoklip, 63-vjeçarja shfaqet në rolin e një stilisteje, duke ndihmuar anëtaret e grupit me përgatitjet prapa skenës para performancës. Në fund të skenës së saj, Moore i drejtohet kamerës me fjalët: “Në rregull, le të bëhemi të çmendur!”
“Animal” shënon paraqitjen e parë të Demi Moore në një videoklip muzikor që nga “Ugly” e Bon Jovit, ku ajo u shfaq në fund të viteve të 90-ta, shkruan DailyMail.
Megjithëse prania e saj u konsiderua një surprizë, shumë prej fansave më të rinj të KATSEYE nuk e njohën aktoren fituese të një nominimi për Oscar.
KATSEYE u formua në vitin 2024 përmes programit “The Debut: Dream Academy”, një projekt i kompanive Hybe dhe Geffen Records.
Grupi përbëhet nga anëtare nga Filipinet, Koreja e Jugut, Zvicra dhe Shtetet e Bashkuara, ndërsa popullariteti i tyre i madh te publiku i ri dhe fansat e K-pop-it mund të ketë ndikuar që shumë prej tyre të mos e kenë njohur menjëherë aktoren.
Paraqitja në videoklipin “Animal” pritet t’ia prezantojë Demi Moore edhe një audience të re, falë suksesit ndërkombëtar që po shënon KATSEYE. /Telegrafi/
