Peja është përfshirë nga një stuhi e fuqishme, e shoqëruar me reshje breshri dhe shi intensiv, duke shënuar fillimin e përkeqësimit të motit që ishte paralajmëruar më herët.
Reshjet e breshrit kanë nisur në disa pjesë të qytetit, ndërsa qytetarët kanë publikuar pamje që tregojnë intensitetin e stuhisë.
Përveç breshrit, zona është përfshirë edhe nga shi intensiv, të cilat kanë vështirësuar qarkullimin në disa rrugë.
Ky zhvillim vjen pasi u paralajmërua se Kosova do të përballej me kushte të paqëndrueshme atmosferike, me rrezik për stuhi të fuqishme, breshër dhe erëra të forta.
Sipas parashikimeve, moti i paqëndrueshëm pritet të përfshijë edhe rajone të tjera të vendit gjatë orëve në vijim.
Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes gjatë lëvizjes, të shmangin qëndrimin pranë pemëve, objekteve të pasigurta dhe zonave të ekspozuara, si dhe të ndjekin njoftimet zyrtare për çdo zhvillim të mëtejshëm. /Telegrafi/
