KORREKT / SOT24 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

LSM: Pagë minimale prej 600 eurove, ose dalim në grevë

LSM: Pagë minimale prej 600 eurove, ose dalim në grevë

Sot pritet të mbahet një seancë e Këshillit Ekonomik dhe Social (KES), në të cilën Qeveria, punëdhënësit dhe sindikatat do të diskutojnë çështje që lidhen me standardin e punëtorëve.

Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë (LSM) informoi se në rendin e ditës të shpallur nuk përfshihet një pikë për rritjen e pagës minimale. LSM kërkon që paga minimale të jetë 600 euro.

Nënkryetari i LSM-së, Ivan Pesevski, për “Telma” tha se nëse çështja e pagës minimale nuk vihet në rend të ditës, do të pasojnë protesta dhe greva.

Nga LSM thonë se nëse kërkesat e tyre nuk pranohen, ata do ta radikalizojnë luftën sindikale, me mesazhin: “Ose 600 euro pagë minimale dhe vendosja si pikë në rend të ditës, ose protesta”./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.