Close Menu
    LEXO GJITHASHTU

    Reshjet e borës “paralizojnë” pjesë të Britanisë së Madhe, raportohet për anulime fluturimesh dhe mbyllje shkollash

    January 5, 2026

    Man Utd po shqyrton Oliver Glasner për të zëvendësuar Ruben Amorim

    January 5, 2026

    LSDM: OBRM-PDUKM-ja qëllimisht e ndalon integrimin në BE

    January 5, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    LEXO:
    • Reshjet e borës “paralizojnë” pjesë të Britanisë së Madhe, raportohet për anulime fluturimesh dhe mbyllje shkollash
    • Man Utd po shqyrton Oliver Glasner për të zëvendësuar Ruben Amorim
    • LSDM: OBRM-PDUKM-ja qëllimisht e ndalon integrimin në BE
    • Një test i thjeshtë, por jo i lehtë: A e dalloni simbolin që nuk përsëritet?
    • “Parlamenti i Serbisë, ambient toksik”, Kamberi: Vuçiq do ta humbë pushtetin
    • Reshjet e borës rëndojnë gjendjen e rrugëve në Rugovë
    • Perde të gjata apo të shkurtra, këshilla për zgjedhjen e përkryer për shtëpinë tuaj
    • Samsung do të dyfishojë pajisjet mobile me Inteligjencë Artificiale në 800 milionë njësi këtë vit
    • Rreth nesh
    • Na kontaktoni
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Korrekt PressKorrekt Press
    Na ndiqni
    Monday, January 5
    • Ballina
    • Zgjedhjet
      • Zgjedhjet parlamentare
      • Zgjedhjet e jashtëzakonshme
      • Zgjedhjet e 28 dhjetorit
      • Zgjedhjet parlamentare 2025
    • Moti
      • Moti në kosovë
    Korrekt PressKorrekt Press
    Home » “Mund të pezullohet Lotaria Amerikane edhe për ata që e kanë fituar”, paralajmërimi i ekspertit të emigracionit

    “Mund të pezullohet Lotaria Amerikane edhe për ata që e kanë fituar”, paralajmërimi i ekspertit të emigracionit

    korrektpressBy korrektpressDecember 22, 2025 Amerikane 2 Mins Read
    “Mund të pezullohet Lotaria Amerikane edhe për ata që e kanë fituar”, paralajmërimi i ekspertit të emigracionit
    “Mund të pezullohet Lotaria Amerikane edhe për ata që e kanë fituar”, paralajmërimi i ekspertit të emigracionit
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Pezullimi i përkohshëm i Lotarisë Amerikane ka ngritur shqetësime të shumta te mijëra aplikantë, përfshirë edhe shqiptarët që çdo vit presin me interes këtë program emigrimi.

    I ftuar në emisionin “Dita jonë” në A2 CNN, eksperti i emigracionit në SHBA, Lorenc Mansaku, paralajmëroi se situata mbetet e paqartë dhe se pezullimi mund të prekë edhe personat që tashmë e kanë fituar lotarinë.

    Sipas Mansakut, aktualisht janë pezulluar të gjitha aplikimet për ndryshim statusi brenda Shteteve të Bashkuara, ndërsa Departamenti i Shtetit, në bashkëpunim me Departamentin e Sigurisë Kombëtare, po shqyrton hapat e mëtejshëm.

    “Nuk kanë dalë ende udhëzime të qarta. Jemi në një fazë zhvillimi dhe flasim hipotetikisht, por ekziston rreziku që pezullimi të shtrihet edhe te intervistat në konsullata, përfshirë edhe Shqipërinë”, u shpreh ai.

    Eksperti theksoi se, nëse kjo ndodh, edhe fituesit që janë në pritje të intervistës mund të përballen me vonesa ose pezullim të procesit.

    “Kam frikë se ky pezullim mund të zgjasë dhe ndoshta të shkojë përtej afatit të programit, që përfundon më 30 shtator 2026”, tha Mansaku.

    Ai kujtoi se Lotaria Amerikane nuk mund të hiqet përfundimisht pa një vendim të Kongresit, pasi kjo do të kërkonte ndryshime në Aktin e Emigracionit dhe Nënshtetësisë.

    Megjithatë, sipas tij, administrata aktuale synon një rishikim të programeve të emigracionit, duke favorizuar punonjës të kualifikuar dhe kritere më të forta për pranimin e emigrantëve.

    Në këtë situatë të paqartë, Mansaku kishte një sugjerim për ata që tashmë e kanë marrë vizën.

    “Këshilla ime është që të udhëtojnë mundësisht sa më shpejt, sepse nuk dihet se çfarë udhëzimesh do të jepen më vonë për personat që kanë fituar vizën dhe në vazhdim. Pra, në këto momente nëse dikush ka fituar vizën duhet të udhëtojë sa më parë në mënyrë që ta shmangë këtë pezullim. E zëmë dikush ka bërë intervistën, ka fituar vizën të shkojë nesër. Që nesër në këtë situatë të paqartë ku nuk dihet se çfarë urdhri do dalë nesër”, tha ai.

    I pyetur nëse mund të kthim mbrapsht të këtyre personave, Mansaku u përgjigj: “Jo, këtë nuk e mendoj. Në momentin që hyn në Shtetet e Bashkuara ndoshta mund të ketë një vonesë në marrjen e Green Card. Ndoshta kjo mbetet për t’u parë, por në momentin që ka hyrë në Amerikë, ai person quhet person me Green Card”. (A2 Televizion)

    TË TJERA

    Nafta që ‘vret’: Patos-Marinza shpërthen në sëmundje malinje

    Trump kërcënon se do ta godasë Iranin ‘shumë fort’ – raportime se udhëheqësi suprem Khamenei ‘po përgatit planin për t’u arratisur në Moskë’

    Presidentja në detyrë e Venezuelës kërkon bashkëpunim me SHBA-në

    Trump thotë se Ukraina nuk e ka shënjestruar rezidencën e Putinit, siç pretendon Rusia

    Kina i kërkon SHBA-së të lirojë Maduron menjëherë

    Kryeministrja e Danimarkës i kërkon Donald Trumpit të ndalojë kërcënimet për të pushtuar Grenlandën

    Rubio thotë se SHBA-të nuk do ta qeverisin Venezuelën, por do të bëjnë presion për ndryshim politikash përmes bllokadës së naftës

    LEXO GJITHASHTU

    Reshjet e borës “paralizojnë” pjesë të Britanisë së Madhe, raportohet për anulime fluturimesh dhe mbyllje shkollash

    January 5, 2026

    Man Utd po shqyrton Oliver Glasner për të zëvendësuar Ruben Amorim

    January 5, 2026

    LSDM: OBRM-PDUKM-ja qëllimisht e ndalon integrimin në BE

    January 5, 2026

    Një test i thjeshtë, por jo i lehtë: A e dalloni simbolin që nuk përsëritet?

    January 5, 2026
    TË TJERA

    “Parlamenti i Serbisë, ambient toksik”, Kamberi: Vuçiq do ta humbë pushtetin

    January 5, 2026

    Reshjet e borës rëndojnë gjendjen e rrugëve në Rugovë

    January 5, 2026

    Perde të gjata apo të shkurtra, këshilla për zgjedhjen e përkryer për shtëpinë tuaj

    January 5, 2026
    Facebook X (Twitter) TikTok Instagram YouTube

    LAJME

    • Zgjedhjet
    • BB VIP Kosova
    • BB VIP Albania
    • Moti në Kosovë
    • Moti në Shqipëri

    SPORTI

    • La Liga
    • Premier League
    • Serie A
    • Ligue 1
    • Superliga e Kosovës
    • Supeerliga e Turqisë

    TË TJERA

    • Lajme
    • Policia e Kosovës
    • Prishtina
    • Bashkimi Evropian
    • Inteligjenca Artificiale

    Subscribe për të gjitha lajmet

    Merrni lajmet i pari

    © 2026 Korrekt Press.
    • Privacy Policy
    • Terms
    • Accessibility

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.