KORREKT / SOT17 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Ekonomi

Basha dhe Pacolli inspektojnë punimet në rrugën Prekoc–Marec–Krilevë, investim prej 3.1 milionë eurosh

Basha dhe Pacolli inspektojnë punimet në rrugën Prekoc–Marec–Krilevë, investim prej 3.1 milionë eurosh

Ministri në detyrë i Infrastrukturës dhe Transportit, Dimal Basha bashkë me ministren në detyrë të Mjedisit, Fitore Pacolli vizituan ecurinë e punimeve për rehabilitimin e rrugës Prekoc – Marec – Krilevë (R123a), një projekt me gjatësi prej 16 kilometrash dhe vlerë prej 3.1 milionë eurosh.

Basha këtë e bëri të ditur përmes një postimi në rrjetin social në Facebook.

Tutje ai tha se po bashkëpunojnë ngushtë me Ministrinë e Mjedisit për të koordinuar rehabilitimin e rrugës me nevojën për mbrojtjen dhe trajtimin e lumit Marec përgjatë këtij segmenti.

“Kjo qasje e përbashkët do të ndihmojë në parandalimin e vërshimeve dhe në mbrojtjen e trupit të rrugës nga dëmtimet në të ardhmen. Përmes koordinimit dhe bashkëpunimit ndërinstitucional synojmë që infrastruktura rrugore dhe lumenjtë të trajtohen në harmoni duke garantuar qarkullim më të sigurt dhe njëkohësisht respektimin e politikave për mbrojtjen e lumenjve dhe mjedisit”, ka shkruar Basha. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.