KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

FSK i bashkohet operacionit të kërkim-shpëtimit për personin e zhdukur në Liqenin e Batllavës

FSK i bashkohet operacionit të kërkim-shpëtimit për personin e zhdukur në Liqenin e Batllavës

Ekipi i Kërkim-Shpëtimit në ujëra i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) i është bashkuar operacionit për gjetjen e personit të zhdukur në Liqenin e Batllavës.

Lajmi për Telegrafin e ka konfirmuar Vëllazërim Qerimi nga FSK-ja i cili tha se pas pranimit të informacionit ekipi i kërkim-shpëtimit do të nisë operacionin për lokalizimin e personit të raportuar të zhdukur.

“Ekipi i Kërkim Shpëtimit të FSK-së për ujëra ka intervenuar pas marrjes së informacionit të Qendrës së Sigurisë së Kosovës janë duke vepruar atje në terren”, tha Qerimi.

Ndërkaq, nga Policia e Kosovës thanë për Telegrafin menjëherë pas pranimit të informatës, janë angazhuar të gjitha njësitë relevante policore, si dhe njësitë e tjera të kërkim-shpëtimit, me qëllim të lokalizimit të personit.

“Rreth orës 13:00, Policia ka pranuar informatën se një person dyshohet se ka hyrë në ujë në Liqenin e Batllavës dhe më pas nuk është parë të dalë. Menjëherë pas pranimit të informatës, janë angazhuar të gjitha njësitë relevante policore, si dhe njësitë e tjera të kërkim-shpëtimit, me qëllim të lokalizimit të personit”, tha Enis Pllana nga Policia e Kosovës. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.