KORREKT / SOT28 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Shiroka-Pula uron 28 Nëntorin: Flamuri kuqezi na bashkon përtej kufijve

Shiroka-Pula uron 28 Nëntorin: Flamuri kuqezi na bashkon përtej kufijve

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ka uruar qytetarët për 28 Nëntorin, Ditën e Flamurit dhe të Pavarësisë së Shqipërisë.

Në mesazhin e saj, ajo ka kujtuar shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë më 28 nëntor 1912 në Vlorë, duke vlerësuar sakrificën e brezave për lirinë e atdheut, transmeton Klankosova.tv.

Shiroka-Pula ka theksuar se flamuri kuqezi simbolizon identitetin kombëtar dhe bashkon shqiptarët kudo që jetojnë, përtej kufijve shtetërorë.

"Sot, flamuri me shqiponjën dykrenare valëvitet me krenari kudo ku jetojnë shqiptarët. Ai na bashkon përtej kufijve shtetërorë dhe na kujton rrënjët, gjuhën, historinë dhe identitetin që na lidh përgjithmonë.

 Nderim për ata që luftuan dhe sakrifikuan. Krenari për flamurin që na bashkon. Përgjegjësi për ta ruajtur dhe përcjellë këtë trashëgimi te brezat që vijnë', thuhet në urimin e të parës së shtetit, transmeton Klankosova.tv.

Në fund, presidentja ka uruar: “Gëzuar 28 Nëntorin – Ditën e Flamurit dhe të Pavarësisë së Shqipërisë!”

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.