Një aksident trafiku ka ndodhur pas mesnatës në hyrje të Prishtinës, në afërsi të objektit të FSK-së.
Sipas pamjeve të siguruara nga IndeksOnline, në vendin e ngjarjes është parë edhe autoambulanca, e cila ka transportuar personat e lënduar për trajtim mjekësor.
Deri më tani nuk dihen rrethanat se si ka ardhur deri te aksidenti, ndërsa nuk ka informacione zyrtare për numrin dhe gjendjen e të lënduarve.
Burimi: indeksonline.net ↗

