KORREKT / SOT5 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

Parisi kërkon donacione akulli për zjarrfikësit mes valës ekstreme të të nxehtit

Parisi kërkon donacione akulli për zjarrfikësit mes valës ekstreme të të nxehtit

Autoritetet e Parisit u kanë dërguar një kërkesë zyrtare zinxhirëve të mëdhenj të supermarketeve për të dhuruar akull, i cili do t’u shpërndahet zjarrfikësve që po u ofrojnë ndihmë personave të prekur nga goditjet e të nxehtit.

Zjarrfikësit francezë, të njohur si “pompiers”, po përballen me një numër jashtëzakonisht të madh ndërhyrjesh për shkak të temperaturave ekstreme.

Sipas Politico, rezervat e akullit që përdoren për t’u dhënë ndihmën e parë viktimave po shterojnë me shpejtësi.

Drejtori ekzekutiv i zinxhirit të supermarketeve Carrefour, Alexandre Bompard, konfirmoi përmes LinkedIn se autoritetet lokale i janë drejtuar kompanive për donacione. Përveç Carrefour, kërkesa u është dërguar edhe rrjeteve të tjera të supermarketeve.

Franca po përjeton një nga valët më të forta të të nxehtit në historinë e saj, me të martën, të mërkurën dhe të enjten që u regjistruan si ditët më të nxehta ndonjëherë. Në Paris temperaturat kanë arritur rreth 40 gradë Celsius, ndërsa meteorologët paralajmërojnë se vapë e madhe do të vazhdojë edhe gjatë fundjavës.

Kryetari i Bashkisë së Parisit deklaroi se vala e të nxehtit ka shkaktuar rritje të numrit të vdekjeve, pa dhënë shifra të sakta.

Ndërkohë, ministrja franceze e Shëndetësisë, Stéphanie Rist, bëri të ditur se vetëm në Paris janë regjistruar 25 raste të arrestit kardiak brenda 24 orëve, krahasuar me më pak se 10 raste në një ditë të zakonshme. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.