Anglia nuk arriti të siguronte fitoren në ndeshjen e saj të dytë në fazën e grupeve të Botërorit 2026, duke barazuar pa gola (0-0) ndaj Ganës.
Megjithatë, përveç rezultatit, vëmendjen e mori një incident kontrovers që përfshiu mesfushorin anglez, Jude Bellingham.
Ylli i Real Madridit u përfshi në një përplasje verbale me sulmuesin e Ganës, Jordan Ayew, ndërsa pamjet televizive treguan qartë se ai mbuloi gojën me dorë gjatë komunikimit me kundërshtarin.
Ky veprim ka ngjallur debate të shumta, pasi sipas rregullave të reja të miratuara nga IFAB para fillimit të Botërorit 2026, mbulimi i gojës gjatë konfrontimeve me lojtarët kundërshtarë mund të ndëshkohet me karton të kuq direkt.
Masa është vendosur për të luftuar sjelljet fyese dhe diskriminuese në fushë.
Pavarësisht se gjesti i Bellinghamit u pa qartë në transmetim, gjyqtari i takimit nuk ndërhyri dhe mesfushori anglez nuk u ndëshkua.
Kjo ka ngritur pikëpyetje mbi zbatimin e njëtrajtshëm të rregullave, sidomos duke pasur parasysh se mesfushori i Paraguait, Miguel Almiron, u ndëshkua me karton të kuq për një incident të ngjashëm në ndeshjen kundër Turqisë.
Pas dy xhirove të para në grup, Anglia numëron katër pikë, ndërsa në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve skuadra e drejtuar nga Thomas Tuchel do të përballet me Panamanë. /Telegrafi/
