KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Anglia vendos rekordin e pazakontë në Kupën e Botës

Anglia vendos rekordin e pazakontë në Kupën e Botës

Anglia ka hyrë në historinë e Kupës së Botës, por për një rekord që nuk do ta kujtojë me krenari pas barazimit 0-0 ndaj Ganës në fazën e grupeve të Botërorit 2026.

“Tre Luanët” dominuan plotësisht posedimin e topit, duke regjistruar 78.8 për qind të zotërimit gjatë ndeshjes, por nuk arritën të gjenin rrugën e rrjetës përballë një mbrojtjeje shumë të disiplinuar dhe të organizuar të Ganës.

Kjo shifër përfaqëson përqindjen më të lartë të posedimit të regjistruar ndonjëherë nga një kombëtare në një ndeshje të Kupës së Botës pa arritur të shënojë gol.

Pavarësisht kontrollit të plotë në mesfushë dhe ritmit të lojës, skuadra e Thomas Tuchel pati vështirësi të mëdha në krijimin e rasteve të pastra për gol, ndërsa Gana qëndroi solide dhe rezistoi deri në fund.

Statistika historike, por njëkohësisht zhgënjyese për anglezët, nxjerr në pah problemet ofensive që po e shoqërojnë kombëtaren angleze në këtë fillim të turneut, pavarësisht cilësisë së madhe që ka në repartin sulmues./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.