Erling Haaland shënoi dy gola në ndeshjen e parë të Norvegjisë në Kupën e Botës në një paraqitje të jashtëzakonshme.
Ky është një sulmues që shënoi 47 gola në 39 paraqitje për ekipin kombëtar dhe mban rekordin e Premier League me 100 gola në vetëm 111 ndeshje.
Por këtë herë, më shumë vëmendje se sa golat e tij tërhoqi detaji i modës me të cilin u shfaq – çanta Hermès HAC Birkin 50 “Endless Road” në nuancën Gris Perle.
Edhe pse zgjedhja e tij i habiti shumë, ata që ndjekin stilin e Haaland ndoshta prisnin diçka të ngjashme.
Konkretisht, sulmuesi 25-vjeçar është një nga fansat më të famshëm të çantave Birkin në botë.
Koleksioni i tij përfshin një numër modelesh të rralla dhe të koleksionueshme, dhe nuk janë të lehta për t’u gjetur. Përveçse janë ndër çantat më të shtrenjta në botë, shtëpia e modës Hermès njihet për përzgjedhjen me shumë kujdes të blerësve të modeleve të saj më të kërkuara.
Haaland me sa duket nuk ka problem të blejë artikuj ekskluzivë. Që në vitin 2024, ai u fotografua me një çantë H Togo HAC Casaque Birkin 40 Palladium me kuadrata të zeza dhe portokalli, e cila u shit në një ankand të Sotheby’s një vit më parë për rreth 28,000 euro.
