KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Projekti i gazit amerikan, Hoti: Kosova nuk guxon të largohet nga rruga që e ka sjellë deri këtu, heshtja nuk është opsion

Projekti i gazit amerikan, Hoti: Kosova nuk guxon të largohet nga rruga që e ka sjellë deri këtu, heshtja nuk është opsion

Ish kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka folur sërish për projektin e gazit amerikan, gjersa thekson se në një kohë kur Qeveria po e kundërshton këtë projekt, heshtja nuk është opsion.

Ish kryeministri nga radhët e LDK-së, në një postim në Facebook thekson se çështja e projektit të gazit është shumë më e madhe dhe më serioze sesa po paraqitet sot.

Lexoni të plotë postimin e Hotit:

Të dashur qytetarë dhe miq,

Çështja e projektit të gazit është shumë më e madhe dhe më serioze sesa po paraqitet sot. Kjo nuk është vetëm një çështje infrastrukture apo energjie është një provë e qartë për orientimin strategjik të Kosovës dhe për raportin tonë me aleatin tonë historik, Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në një kohë kur qeveria po e kundërshton këtë projekt, heshtja nuk është opsion. Reagimi qytetar është i domosdoshëm për të treguar se populli i Kosovës mbetet fuqishëm i rreshtuar krah aleancës me SHBA-në dhe vlerave euroatlantike.

Kosova nuk guxon të largohet nga rruga që e ka sjellë deri këtu. Ky është moment për zërin e qytetarëve. /Telegrafi/



Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.