KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Showbiz

“Luftoi me varësinë dhe mbeti pa strehë”, rrëfimi i nënës së Daveigh Chase pas humbjes së vajzës

“Luftoi me varësinë dhe mbeti pa strehë”, rrëfimi i nënës së Daveigh Chase pas humbjes së vajzës

Nëna e aktores së ndjerë Daveigh Chase, Cathy Chase, ka folur për herë të parë pas vdekjes së vajzës së saj në moshën 35-vjeçare, duke ndarë dhimbjen dhe detaje nga jeta e saj e vështirë.

Daveigh, e njohur për rolin e Samara Morgan në filmin horror “The Ring” dhe për zërin e Lilo në animacionin “Lilo & Stitch”, u konfirmua se ka vdekur më 17 qershor.

Në një intervistë për “Daily Mail”, nëna e saj tha se fillimisht nuk e kishte besuar lajmin, duke menduar se ishte i rremë, derisa u konfirmua nga burime zyrtare.

Daveigh Chase

Cathy rrëfeu se vajza e saj kishte vite që përballej me probleme të varësisë dhe vështirësi në jetën personale, përfshirë edhe periudha pa strehë.

Sipas saj, problemet kishin nisur pas një aksidenti me motor dhe përdorimit të ilaçeve kundër dhimbjes, që më pas çuan në varësi më të rëndë.

Ajo tregoi gjithashtu se nuk e kishte parë vajzën e saj që nga viti 2019 dhe se kishte jetuar me shpresën për një ribashkim të mundshëm, gjë që nuk ndodhi kurrë.

Nëna e aktores rrëfeu edhe dhimbjen e madhe kur mësoi për vdekjen e saj, duke e përshkruar si një moment shkatërrues emocionalisht, ndërsa shtoi se pavarësisht gjithçkaje, kishte vazhduar të shpresonte deri në fund.

Daveigh u kujtua nga familja si një figurë e talentuar, por me një jetë të trazuar, e cila përfundoi tragjikisht në moshë të re. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.