KORREKT / SOT27 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

9 raste me Ebola, shqetësim për situatën në Kenia

9 raste me Ebola, shqetësim për situatën në Kenia

Derisa rritet frika se shpërthimi i Ebolës në Republikën Demokratike të Kongos mund të përhapet më tej, Kenia, e cila njoftoi rastin e parë me Ebola tre javë më parë dhe që atëherë ka pasur tetë raste të tjera, shpreson për të kundërtën.

Deri më tani janë konfirmuar nëntë raste dhe dy vdekje, transmeton Klankosova.tv

Me lirimin e 20 personave të parë që ranë në kontakt me pacientin e parë me Ebola, qeveria e ka përshkruar këtë si një "moment historik që ia vlen të festohet".

A duhet të jenë ende kenianët të shqetësuar?

Sipas BBC, pavarësisht lirimit fillestar të personave në karantinë, Drejtori i Përgjithshëm i Shëndetësisë i Kenias, Patrick Amoth, ka përsëritur se fokusi ishte "fortësisht në vijën e përfundimit".

Gati 5,000 njerëz kanë vdekur që kur Ebola u konfirmua në RD të Kongos në maj, duke e bërë atë shpërthimin e dytë më vdekjeprurës të sëmundjes.

Me më shumë se 10,000 raste në RD të Kongos, Kenia përballet me një rrezik të vazhdueshëm të rasteve të reja që mbërrijnë përtej kufijve, sipas Komitetit Ndërkombëtar të Shpëtimit, i cili ka punuar së bashku me të dy qeveritë për të frenuar përhapjen./Klankosova.tv

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.