Këshilltari politik i Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, Arlind Manxhuka ka publikuar deklarimin e pasurisë së tij në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit.
Sipas të dhënave, Manxhuka ka deklaruar 57 mijë euro kursime familjare dhe 4.127 euro të ardhura nga paga në Raiffeisen Bank.
Ai ka gjithashtu 4 mijë euro në bankën sllovene OTB Banka, në pronësi të prindërve.
Në pasuritë e paluajtshme, Manxhuka ka deklaruar një lokal 130 metra katrorë me vlerë 200 mijë euro, një arë 15 ari trashëgimi familjare me vlerë 52.500 euro, një shtëpi 106 metra katrorë e ndërtuar në vitin 2014 me vlerë 100 mijë euro, si dhe një arë 50 ari trashëgimi me vlerë 50 mijë euro.
Si pasuri të luajtshme, ai ka deklaruar një veturë Renault me vlerë 15 mijë euro. /Telegrafi/