KORREKT / SOT26 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

3.3 milionë euro për banim social në Mitrovicë, publikohen detajet e projektit

3.3 milionë euro për banim social në Mitrovicë, publikohen detajet e projektit

Komuna e Mitrovicës do të përfitojë 3.3 milionë euro nga Qeveria e Kosovës për realizimin e Projektit të Banimit Social Adekuat.

Kryetari i Mitrovicës, Faton Pacolli, ka bërë të ditur se marrëveshja për grantin është nënshkruar me ministren në detyrë të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli-Dalipi.

“Sot, së bashku me ministren e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli Dalipi, nënshkruam marrëveshjen e Grantit në kuadër të Projektit të Banimit Social Adekuat, në vlerë prej 3.3 milionë eurosh”, ka shkruar Pacolli.

Sipas tij, projekti synon mbështetjen e familjeve që kanë më së shumti nevojë dhe përfshin disa ndërhyrje në fushën e banimit social.

Në kuadër të projektit parashihet ndërtimi i 36 njësive të reja të banimit, si dhe renovimi i njësive ekzistuese të banimit social.

Po ashtu, sipas kryetarit Pacolli, do të bëhet renovimi dhe rindërtimi i shtëpive private për familjet e cenueshme.

Pacolli ka falënderuar ministren në detyrë për bashkëpunimin dhe mbështetjen në realizimin e këtij projekti.

“Falënderoj ministren Fitore Pacolli Dalipi për bashkëpunimin dhe mbështetjen e dhënë”, ka deklaruar ai.

“Mirëqenia e qytetarëve është prioriteti ynë qeverisës”, ka përfunduar Pacolli. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.