Nje histori suksesi u prezantua nga gazetari Blendi Fevziu – “Kosova është kthyer në një eksportuese në përmasa të mëdha në disa fusha,” shprehet Fevziu në emisionin Opinion.
Vetëm 27 vjet nga mbarimi i luftes Kosova ka prodhimet e saj per tregun botërore, Made in Kosova tani janë produktet që po hyjnë në tregun e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Kompania kosovare Ciao Berto po dëshmon se prodhimi vendor mund të fitojë besimin e tregjeve më kërkuese ndërkombëtare.
“Kemi qenë në kompaninë Ciao Berto, një kompani me një histori shumë interesante që nis nga babai dhe vazhdon te fëmijët e cila sot eksporton rreth 75 për qind të gjithë prodhimit të saj,” thekson Fevziu.
Ai sqaron se kjo është vetëm një nga fabrikat e kompanisë, një kompleks modern i specializuar për mobilimin e plotë të hoteleve: “Nga A-ja deri te ZH-ja gjithçka prodhohet këtu.
Mobilim për dhoma, recepsione, hapësira të përbashkëta dhe çdo element tjetër që kërkon hoteleria bashkëkohore.”
Sipas Fevziut, gjurma e prodhimeve të Ciao Berto-s shtrihet në disa kontinente. “Këtu po flasim për mobilim hotelesh në Gjermani, Zvicër, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës përfshirë edhe Moxy Hotel në Nju Jork – si dhe në Afrikë. Në Kosovë, pothuajse i gjithë rrjeti i Swiss Diamond Hotels të Behgjet Pacolli është mobiluar nga kjo kompani, ndërsa projekte janë realizuar edhe në Dubai.”
Pas njëzet e shtatë vjet pas luftës, Kosova eksporton me ‘Made in Kosova’.