Më 23 nëntor 1999, pesë muaj pas përfundimit të luftës në Kosovës, presidenti i atëhershëm amerikan, Bill Clinton, vizitoi vendin tonë, në një prej momenteve më të rëndësishme të periudhës së pasluftës, raporton Klankosova.tv
Gjatë vizitës, ai qëndroi në Prishtinë dhe Ferizaj, ndërsa takoi udhëheqës politikë të Kosovës, përfshirë Ibrahim Rugovën, Hashim Thaçin, si dhe ushtarët amerikanë në kampin Bondsteel.
Një nga momentet më të veçanta ishte fjalimi i tij në Ferizaj, para nxënësve, përfaqësuesve të organizatave dhe drejtuesve të komunitetit, në një sallë sportive të qytetit.
“Ju nuk mund ta harroni kurrë padrejtësinë që ju është bërë. Askush nuk mund t'ju detyrojë të falni atë që ju është bërë. Por ju duhet të përpiqeni”, deklaroi Clinton.
Ai kishte përcjellë edhe një mesazh që do të mbetej ndër deklaratat më të njohura të asaj vizite.
“Ne e fituam luftën, por dëgjoni: vetëm ju mund ta fitoni paqen”, transmeton Klankosova.tv
Clinton theksoi se e ardhmja e Kosovës duhej të ndërtohej përmes arsimit, rindërtimit, zhvillimit dhe bashkëjetesës.
Vizita e tij, e shoqëruar nga sekretarja amerikane e Shtetit, Madeleine Albright, u konsiderua një dëshmi e mbështetjes amerikane për Kosovën në muajt e parë pas luftës.
Sot, 27 vjet më vonë, mesazhet e asaj vizite mbeten pjesë e kujtesës historike të Kosovës. /Klankosova.tv

