Seanca gjyqësore në rastin e njohur si Capat-Sekiraqët po vazhdon me sesionin e pasdites, pas një paraditeje të karakterizuar nga dëshmi dhe tensione mes palëve, shkruan IndeksOnline.
Gjatë seancës, situata është tensionuar në një moment kur Salih Sekiraqa ka kërkuar të dërgohet në qeli, duke thënë se nuk mund ta përballonte më situatën.
“Çomni në qeli, ju lutna, nuk muj me nejt ma”, ka deklaruar ai.
Ndërkohë, Robert Llumnica ka autorizuar avokatin e tij që mediave t’ua dorëzojë të gjitha shkresat e lëndës.
Seanca po vazhdon në sesionin e pasdites.
Burimi: indeksonline.net ↗

