Policia Rajonale e Ferizajt ka intensifikuar aktivitetet në terren me qëllim të rritjes së sigurisë në komunikacion.
Sipas të dhënave të policisë, gjatë 24 orëve të fundit në rajonin e Ferizajt janë raportuar gjithsej katër aksidente trafiku.
Një prej tyre ka qenë me lëndime, ku janë lënduar dy persona, ndërsa tri aksidente kanë përfunduar vetëm me dëme materiale.
Gjatë së njëjtës periudhë, njësitet policore kanë shqiptuar 197 gjoba për kundërvajtje në trafik.
Policia Rajonale e Ferizajt u ka bërë apel të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion që të respektojnë rregullat e trafikut dhe të tregojnë kujdes të shtuar gjatë ngasjes.
Qëllimi, sipas policisë, është parandalimi i aksidenteve dhe rritja e sigurisë në rrugët e rajonit të Ferizajt. /Telegrafi/