KORREKT / SOT15 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

19 konsumatorë shkyçen nga rrjeti i ujësjellësit në Gjinoc të Suharekës për mospagesë

19 konsumatorë shkyçen nga rrjeti i ujësjellësit në Gjinoc të Suharekës për mospagesë

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” ka njoftuar se në fshatin Gjinoc të Suharekës po vazhdojnë aksionet për shkyçjen nga rrjeti të konsumatorëve që nuk i kanë shlyer obligimet financiare ndaj kompanisë.

Gjatë aksionit të fundit, 19 konsumatorë janë shkyçur nga rrjeti i ujësjellësit për mospagesë të faturave.

Sipas njoftimit, aksioni është realizuar me asistimin e Policisë së Kosovës dhe ekipit të Inspektoratit.

KRU “Hidroregjioni Jugor” u ka bërë thirrje konsumatorëve që t’i kryejnë me kohë obligimet financiare, në mënyrë që të shmangin shkyçjet nga rrjeti dhe procedurat e mëtejshme ligjore.

Kompania ka theksuar se pagesa e rregullt e faturave është e rëndësishme për vazhdimësinë dhe qëndrueshmërinë e shërbimeve të ujësjellësit. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.