KORREKT / SOT9 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Shëndet

16 persona humbin jetën pas një incidenti në një fabrikë në Turqi

16 persona humbin jetën pas një incidenti në një fabrikë në Turqi

Të paktën 16 persona kanë humbur jetën dhe 14 të tjerë janë plagosur pas një shpërthimi të fuqishëm dhe zjarrit që përfshiu një fabrikë të prodhimit të çelikut në Izmir të Turqisë.

Ngjarja ndodhi të hënën në fabrikën “Habas”, në distriktin Aliaga, pasi një vinç i rëndë ra në një furrë gjatë procesit të shkrirjes së çelikut të lëngshëm, transmeton Klankosova.tv.

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, konfirmoi numrin e viktimave, ndërsa bëri të ditur se të plagosurit janë dërguar në spitale. Tre prej tyre ndodhen në gjendje të rëndë.

Sipas raportimeve, 10 persona dyshohet se kanë mbetur të bllokuar nën rrënoja, ndërsa ekipet e shpëtimit po vazhdojnë kërkimet.

Autoritetet turke kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të shpërthimit.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.