KORREKT / SOT6 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Zyrtare: Veton Tusha transferohet te Celje, nënshkruan kontratë deri në vitin 2029

Zyrtare: Veton Tusha transferohet te Celje, nënshkruan kontratë deri në vitin 2029

Kampioni i Sllovenisë, Celje, ka zyrtarizuar transferimin e futbollistit kosovar Veton Tusha nga Drita.

Klubi slloven njoftoi se ka arritur marrëveshje me kampionin e Kosovës për transferimin e anësorit 23-vjeçar, i cili ka nënshkruar kontratë afatgjatë deri më 30 qershor 2029.

Në komunikatën e publikuar, Celje theksoi se Tusha kishte lënë përshtypje të mëdha në përballjet mes dy skuadrave në eliminatoret e Ligës së Konferencës, ku shpejtësia dhe aftësitë e tij në repartin ofensiv kishin krijuar shumë probleme për mbrojtjen sllovene.

Tusha ishte një nga lojtarët kryesorë të Dritës në sezonet e fundit, duke ndihmuar ekipin gjilanas të fitojë titullin e kampionit të Kosovës për të dytin vit radhazi.

Karriera e tij nisi në Kaçanik, ndërsa më pas kaloi te Vardari para se të transferohej në Turqi. Me Denizlisporin ai shkëlqeu në moshë të re, duke u shpallur golashënuesi më i mirë i Superligës turke vetëm 18 vjeç.

Më vonë provoi aventurën në Poloni te Termalica, por pa arritur të debutonte, duke u rikthyer më pas në futbollin kosovar.

Me Ballkanin fitoi dy tituj kampioni radhazi, ndërsa pati edhe një periudhë të shkurtër te Dinamo City në Shqipëri.

Në dy sezonet e fundit me Dritën, Tusha regjistroi 16 gola dhe gjashtë asistime, statistika që bindën Celjen të investojë në shërbimet e tij./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.