KORREKT / SOT6 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Kurti me porosi për policët e rinj: Integriteti dhe profesionalizmi mbi të gjitha

Kurti me porosi për policët e rinj: Integriteti dhe profesionalizmi mbi të gjitha

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka mbajtur fjalim në ceremoninë e diplomimit të gjeneratës së 63-të të Policisë së Kosovës ku ka bërë të ditur se në këtë gjeneratë diplomojnë gjithsej 397 kadetë, prej tyre 118 gra dhe 279 burra.

Ai ka theksuar se shërbimi me integritet, profesionalizëm dhe përgjegjësi duhet të jetë prioritet për secilin zyrtar policor.

“Përfaqësimi i këtij institucioni është ndër përgjegjësitë më të larta e cila mund dhe duhet t’ju besohet juve. Shërbimi me integritet dhe profesionalizëm duhet të mbetet përherë prioritet. E virtytet, ideali dhe disiplina sigurisht që u janë forcuar. Gjatë kësaj por juve ju keni kaluar në fazat e provave, sfidave, e të mënyrave se si duhet qasur secila situatë dhe menaxhuar çdo detyrë. Asnjëherë mos i harroni mësimet dhe udhëzimet të cilët do t’ju udhëheqin gjatë mandatit e shërbimit tuaj”, tha Kurti.

Ai ka përmendur edhe mbështetjen e Qeverisë për Policinë e Kosovës, duke thënë se në pesë vitet e fundit buxheti për këtë institucion është rritur për mbi 50 për qind.

Kreu i Qeverisë ka bërë të ditur se gjatë kësaj periudhe janë ngritur dhe forcuar 20 stacione, objekte dhe baza policore në gjithë vendin.

“Qeverinë tonë do ta keni përherë përkrah. Mbështetjen për Policinë e Kosovës e kemi dëshmuar vazhdimisht, shumë më lart dhe pakrahasueshëm me periudhat e mëparshme, me buxhet të alokuar dhe jo vetëm. Në pesë vitet e fundit, përveç se është shtuar buxheti për Policinë e Kosovës për mbi 50%, i kemi 20 stacione, objekte dhe baza policore që janë ngritur dhe forcuar në gjithë veriun e vendit tonë. Policia e rendit është e pajisur me armë të gjata, të cilat më herët mungonin, dhe automjete e autoblinda të reja me blerë gati 8 milionë euro. Siguria në veri  dhe angazhimi i policisë ka bërë të mundur gjetjen e tri varrezave masive prej luftës së fundit në fshatrat Kalludër e vogël dhe Jabukë të Zubin Potokut. Arritjet janë të shumta, por me ato nuk duhet, nuk bën të vetëkënaqemi”, potencoi ai./EO

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.