KORREKT / SOT19 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Zyrtare: Lorik Dobratiqi, lojtar i ri i Ballkanit

Zyrtare: Lorik Dobratiqi, lojtar i ri i Ballkanit

Ballkani ka njoftuar zyrtarisht transferimin e sulmuesit anësor, Lorik Dobratiqi, i cili vjen si lojtar i lirë pas përfundimit të kontratës me Prishtinën e Re.

Klubi therandas ka njoftuar sot (e enjte) gjatë ditës transferimin e dytë të kësaj vere. Bëhet fjalë për sulmuesin Lorik Dobratiqi.

“FC Ballkani ka kënaqësinë të prezantojë sulmuesin anësor Lorik Dobratiqi, i cili ka nënshkruar kontratë trevjeçare me ekipin tonë dhe do të jetë pjesë e klubit deri në verën e vitit 2029”.

“Dobratiqi luan në krahun e majtë të sulmit. Pritet të shtoj konkurrencën, por dhe cilësinë në repartin ofensiv të ekipit tonë! Mirë se vjen në familjen e madhe të FC Ballkanit, Lorik!”, thuhet në njoftimin e Ballkanit.

Ndryshe, tre herë kampionët e Kosovës para disa ditësh kanë konfirmuar edhe transferimin e mesfushorit Edvin Kuç, i cili ishte kapiten dhe njëri nga lojtarët më të rëndësishëm në epokën e artë të Ballkanit. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.