KORREKT / SOT1 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Zyrtare: Granit Dervisholli largohet nga Trepça ’89

Zyrtare: Granit Dervisholli largohet nga Trepça ’89

Granit Dervisholli nuk është më trajner i Trepçës ’89, pasi ka vendosur të japë dorëheqje nga kjo pozitë pas humbjes së fundit në kampionat.

Skuadra mitrovicase pësoi disfatë 2-1 në shtëpi nga Kika, në kuadër të Ligës së Parë të Kosovës, rezultat që pasoi me vendimin e trajnerit për t’u larguar nga drejtimi i ekipit.

Megjithatë, pavarësisht rezultateve të fundit jo të mira, Trepça ’89 vazhdon të jetë në pjesën e sipërme të tabelës. Pas 13 ndeshjeve të zhvilluara, mitrovicasit kanë grumbulluar 23 pikë dhe renditen në pozitën e pestë.

Dervisholli: Ndiej përgjegjësi për situatën e krijuar

Largimin e tij e ka konfirmuar vetë Dervisholli përmes një njoftimi, ku ka falënderuar drejtuesit e klubit, futbollistët dhe veçanërisht stafin me të cilin ka bashkëpunuar.

“Ky është një vendim jo i lehtë, sidomos duke pasur parasysh rrugëtimin që kemi bërë së bashku dhe faktin se skuadra vazhdon të jetë në pjesën e lartë të tabelës së Ligës së Parë të Kosovës.

Megjithatë, rezultatet e fundit nuk kanë qenë në nivelin e pritshmërive tona dhe, si trajner, ndiej përgjegjësi për situatën e krijuar”, ka shkruar Dervisholli.

Ai ka falënderuar të gjithë për besimin dhe bashkëpunimin, duke i uruar klubit suksese në vazhdim të sezonit.

Dervisholli largohet kështu nga Trepça ’89, ndërsa mbetet të shihet se kush do ta marrë drejtimin e skuadrës mitrovicase në vazhdim të kampionatit. /Telegrafi/

Standings provided by Sofascore
Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.