KORREKT / SOT1 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Tragjedia në Demiraj: 27-vjeçarit dyshohet se i shpërtheu në duar një mjet eksploziv, vdiqën ai dhe vajza e tij tre muajshe

Tragjedia në Demiraj: 27-vjeçarit dyshohet se i shpërtheu në duar një mjet eksploziv, vdiqën ai dhe vajza e tij tre muajshe

Një ngjarje e rëndë ka tronditur fshatin Demiraj të Gjilanit, ku të dielën janë gjetur pa shenja jete një 27-vjeçar dhe vajza e tij vetëm tre muajshe. Rrethanat e vdekjes së tyre janë ende duke u hetuar, ndërsa burime të lajmi.net kanë zbardhur detaje të reja për këtë rast.

Sipas burimeve të lajmi.net, personi i rritur është A.D., babai i foshnjës, dhe dyshohet se një mjet i dyshimtë shpërthyes i ka shpërthyer në duar. Dyshohet se nga ky shpërthim kanë humbur jetën 27-vjeçari dhe vajza e tij e mitur.

Megjithatë, ky informacion nuk është konfirmuar zyrtarisht nga Policia apo Prokuroria, të cilat deri më tani nuk kanë bërë të ditur shkakun e vdekjes.

Burime të lajmi.net kanë bërë të ditur gjithashtu se A.D. kishte qenë në burg deri para një periudhe, për vepra të ndryshme penale, ndër to edhe për narkotikë.

Sipas informacioneve të siguruara nga të njëjtat burime, foshnja ishte braktisur nga nëna dhe kishte mbetur nën përkujdesjen e babait pas daljes së tij nga burgu.

Rastin e ka konfirmuar për lajmi.net zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani. Ai ka bërë të ditur se më 1 nëntor, rreth orës 08:47, Policia kishte pranuar informacion për dy persona të pajetë në një shtëpi në fshatin Demiraj.

“Më 01.11.2026 rreth orës 08:47 kemi pranuar informacion se në një shtëpi në fshatin Demiraj të komunës së Gjilanit, dyshohet për dy trupa të pajetë, një person i gjinisë mashkullore i vitit të lindjes 1999 dhe një foshnjë”, ka deklaruar Hashani.

Pas pranimit të informacionit, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore, Prokurori i Shtetit dhe ekipi emergjent mjekësor. Nga mjeku kujdestar është konstatuar se të dy personat ishin pa shenja jete.

Me vendim të Prokurorit të Shtetit, trupat e pajetë do të dërgohen në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion.

Policia ka bërë të ditur se rasti është cilësuar si “Vdekje e dyshimtë” dhe se, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, po ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme operative dhe hetimore për ndriçimin e plotë të rrethanave.

Deri më tani, institucionet nuk kanë dhënë një version zyrtar për mënyrën se si ka ndodhur ngjarja, ndërsa hetimet për zbardhjen e saj po vazhdojnë. /Lajmi.net/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.