Sulmuesi Zymer Bytyqi pas një pauze njëvjeçare si agjent i lirë, është rikthyer në futbollin norvegjez, ku ka nënshkruar me Kristiansundbk.
Ai ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2027, ndërsa edhe ka marrë fanellën me numrin 11.
Futbollisti që ka përfaqësuar Kosovën në 25 ndeshje është shprehur i emocionuar për ta dëshmuar kualitetin.
“Ndihem shumë mirë dhe mezi po pres t’ia nisi. Është një grup i mirë me shumë potencial dhe kam besim të madh se kjo do të jetë vendi i duhur”.
“Shpresoj të kontribuojë me gola, asistime dhe ndoshta pak shfaqje”.
Përndryshe, Bytyqi e njeh tepër mirë futbollin norvegjez sepse deri vonë ka luajtur në fanellën e Viking, ndërsa ka eksperiencë edhe te klubet si Konayspor, Olympiakos, Antalyaspor dhe CSKA Sofia./Telegrafi/
