KORREKT / SOT29 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Kabayel flet pas fitores ndaj Hysës: “U stërvita shumë dhe sonte fituam”

Kabayel flet pas fitores ndaj Hysës: “U stërvita shumë dhe sonte fituam”

Boksieri gjerman Agit Kabayel ka reaguar për herë të parë pas fitores ndaj shqiptarit Nelson Hysa, në duelin e zhvilluar mbrëmjen e së shtunës në Dusseldorf të Gjermanisë.

Kabayel e mbylli përballjen në raundin e dytë dhe mbrojti me sukses titullin WBC në kategorinë e peshave të rënda. Përfundimi i ndeshjes ishte i papritur: Hysa pësoi një dëmtim të dukshëm në bërryl, ndërsa këndi i tij vendosi të hidhte peshqirin.

Pas triumfit, gjermani u shpreh i kënaqur dhe theksoi se rezultati është fryt i punës së madhe dhe i përgatitjeve intensive.

“Sigurisht që ishte e shkurtër, por unë dhashë gjithçka dhe kjo është ajo që ndodh kur punon shumë. E dija që do të ishte një natë e mirë. Jam stërvitur shumë, kam punuar jashtëzakonisht fort për këtë ndeshje dhe sonte fituam”, deklaroi Kabayel.

Për Hysën, ky duel ishte një mundësi historike për t’u bërë shqiptari i parë që fiton titullin botëror në peshat e rënda. Ai hyri në ring me bilanc prej 25 fitoresh dhe asnjë humbjeje, por aventura e tij në Dusseldorf mori fund që në raundin e dytë./IndeksOnline/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.