KORREKT / SOT2 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Ekonomi

Zvicra voton për pesë çështje më 28 shkurt 2027, nga centralet bërthamore te lehtësimi i marrjes së shtetësisë

Zvicra voton për pesë çështje më 28 shkurt 2027, nga centralet bërthamore te lehtësimi i marrjes së shtetësisë

Qytetarët e Zvicrës do të votojnë më 28 shkurt 2027 për pesë propozime të rëndësishme që lidhen me energjinë bërthamore, marrjen e shtetësisë, importin e foie gras, marrëveshjet tregtare dhe pagat minimale.

Këshilli Federal zviceran ka konfirmuar se në mesin e çështjeve që do t’u nënshtrohen votimit është edhe heqja e ndalimit për ndërtimin e centraleve të reja bërthamore.

Propozimi synon të ndryshojë Ligjin për Energjinë Bërthamore dhe të hapë mundësinë për ndërtimin e reaktorëve të rinj në vend, shkruan Swissinfo, transmeton Telegrafi.

Një tjetër çështje është iniciativa për lehtësimin e marrjes së shtetësisë zvicerane, e cila parasheh që personat e huaj të mund të aplikojnë për natyralizim pas pesë vjetësh qëndrimi të ligjshëm në Zvicër.

Aktualisht, procedura e zakonshme kërkon së paku dhjetë vjet qëndrim në vend dhe posedimin e lejes së qëndrimit C.

Në fletëvotim do të jetë edhe iniciativa për ndalimin e importit të foie gras, produkt i prodhuar nga mëlçia e rosave dhe patave të ushqyera me forcë.

Ndalimi i propozuar do të përfshinte edhe importin për konsum personal.

Zviceranët do të vendosin gjithashtu për marrëveshjen e partneritetit ekonomik ndërmjet shteteve të Asociacionit Evropian të Tregtisë së Lirë (EFTA) dhe Malajzisë, e cila synon lehtësimin e shkëmbimeve tregtare dhe uljen e tarifave doganore.

Çështja e pestë lidhet me pagat minimale kantonale dhe marrëveshjet kolektive të punës.

Propozimi parasheh që marrëveshjet kolektive të kenë përparësi ndaj pagave minimale të përcaktuara nga kantonet, edhe në rastet kur ato parashohin paga më të ulëta.

Vendimi për mbajtjen e këtyre pesë votimeve u konfirmua nga Këshilli Federal më 28 tetor 2026, ndërsa qytetarët do të kenë fjalën e fundit më 28 shkurt 2027./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.