KORREKT / SOT27 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Zvicra mbështet transformimin dixhital dhe reformën e administratës publike në Kosovë

Zvicra mbështet transformimin dixhital dhe reformën e administratës publike në Kosovë

Ambasadorja e Zvicrës në Kosovë, Anne-Lise Cattin Hennin, është takuar me ministrin e Dixhitalizimit dhe Administratës Publike, Lulëzon Jagxhiu, me të cilin ka diskutuar mundësitë për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.

Kjo gjë u bë e ditur përmes një njoftimi që Ambasada e Zvicrës bëri në rrjetin social Facebook, shkruan Telegrafi.

Sipas njoftimit, në fokus të takimit ishte hartimi i politikave të bazuara në prova, si një nga elementet kryesore për përmirësimin e shërbimeve publike.

Zvicra ka riafirmuar përkushtimin për të mbështetur transformimin dixhital të Kosovës dhe përpjekjet për një administratë publike më efikase, transparente dhe të orientuar drejt nevojave të qytetarëve./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.