Zvicra ka shprehur mbështetjen për Kosovën në procesin e hartimit të Vizionit Hapësinor 2050, i cili synon të orientojë zhvillimin afatgjatë hapësinor të vendit.
Përmes një postimi në Facebook, Ambasada e Zvicrës në Kosovë ka theksuar rëndësinë e një vizioni të qartë afatgjatë për zhvillimin e balancuar, forcimin e qëndrueshmërisë ndaj ndryshimeve klimatike dhe përmirësimin e ndërlidhjes.
“Zvicra është krenare që mbështet Kosovën në hartimin e Vizionit Hapësinor 2050”, thuhet në postimin e Ambasadës, shkruan Telegrafi.
Sipas Ambasadës, një planifikim i mirëfilltë hapësinor ndihmon edhe në rritjen e cilësisë së jetës për qytetarët në të gjithë vendin.
Ambasada ka bërë të ditur se do të vazhdojë të mbështesë përpjekjet e Kosovës për krijimin e qyteteve më të përshtatshme për jetesë dhe më të qëndrueshme.
“Ne mbetemi të përkushtuar për të mbështetur përpjekjet e Kosovës për të ndërtuar qytete më të jetueshme, më të qëndrueshme dhe të planifikuara më mirë për gjeneratat e ardhshme”, thuhet në postim.
Vizioni Hapësinor 2050 përmendet në njoftimin e Ambasadës si një orientim afatgjatë për zhvillimin e vendit, me rëndësi për planifikimin e qyteteve dhe përmirësimin e kushteve të jetesës për gjeneratat e ardhshme./Telegrafi/

