KORREKT / SOT16 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Chiesa po mendon largimin nga Liverpooli, tri klube italiane në garë për të

Chiesa po mendon largimin nga Liverpooli, tri klube italiane në garë për të

Federico Chiesa mund të largohet nga Liverpooli dhe të rikthehet në Serie A, pasi po e ka të vështirë të gjejë hapësira te skuadra angleze.

Sulmuesi italian nuk është pjesë e planeve kryesore të trajnerit Andoni Iraola për këtë sezon. Për më tepër, ai është lënë jashtë listës së Liverpoolit për Ligën e Kampionëve dhe ka vuajtur nga një lëndim muskulor që e ka mbajtur jashtë fushave në fillim të sezonit.

Sipas raportimeve nga Italia, Interi, Bologna dhe Lazio janë klubet që po e monitorojnë situatën e 28-vjeçarit dhe mund të tentojnë transferimin e tij gjatë afatit kalimtar të janarit, në formë huazimi.

Chiesa dëshiron të luajë rregullisht dhe të rikthehet në nivelin që e kishte para aventurës në Angli. Minutat e pakta te Liverpooli e kanë vështirësuar edhe synimin e tij për t'u rikthyer në Kombëtaren e Italisë.

Megjithatë, deri tani nuk raportohet për një marrëveshje të konkretizuar me ndonjërin prej klubeve të interesuara.

Ish-futbollisti i Juventusit iu bashkua Liverpoolit në vitin 2024, por aventura e tij në Angli është karakterizuar nga mungesa e vazhdimësisë dhe problemet fizike.

Një rikthim në Itali mund t'i japë Chiesas mundësinë për ta ringjallur karrierën dhe për të fituar sërish një rol të rëndësishëm në futbollin italian. /Zëri

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.