KORREKT / SOT15 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Bota

Zvicerani arrestohet në Francë, hidhte video pornografike të fëmijëve në një ‘dark web’

Zvicerani arrestohet në Francë, hidhte video pornografike të fëmijëve në një ‘dark web’

Një 55-vjeçar, shtetas zviceran, është arrestuar pranë qytetit Mulhouse në Francë, nën dyshimin se drejtonte një forum në “dark ëeb” ku shpërndahej material seksual me të mitur.

Sipas prokurorisë publike, forumi kishte disa qindra përdorues, ndërsa gjatë bastisjeve hetuesit sekuestruan rreth 300 mijë skedarë me përmbajtje të paligjshme nga pajisjet elektronike të të dyshuarit, shkruan srf.ch.

Autoritetet dyshojnë gjithashtu se 55-vjeçari kishte krijuar një sistem donacionesh përmes kriptomonedhave, përmes të cilit synonte të përfitonte financiarisht nga aktiviteti i forumit.

Hetimi nisi në fund të shtatorit, pasi policia kibernetike identifikoi një profil që kishte shkarkuar një numër jashtëzakonisht të madh të skedarëve të tillë.

Hetuesit po vazhdojnë të analizojnë pajisjet dhe të dhënat e sekuestruara, ndërsa rasti mbetet nën hetim./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.