KORREKT / SOT25 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Bota

Putin kërcënon me hakmarrje ndaj Ukrainës: Po sulmon rafineritë ruse të naftës pavarësisht kërkesës së Trumpit

Putin kërcënon me hakmarrje ndaj Ukrainës: Po sulmon rafineritë ruse të naftës pavarësisht kërkesës së Trumpit

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka akuzuar Ukrainën se po vazhdon sulmet ndaj rafinerive ruse të naftës, pavarësisht kërkesës së presidentit amerikan, Donald Trump, që Kievi të përmbahet nga sulmet ndaj objekteve energjetike.

Putin ka paralajmëruar se Rusia do të ndërmarrë masa hakmarrëse, duke thënë se autoritetet ukrainase po i injorojnë thirrjet e presidentit amerikan.

“Ne shohim se regjimi i Kievit vazhdon të sulmojë objektet tona të përpunimit të naftës, pavarësisht thirrjes dhe kërkesës së drejtpërdrejtë të presidentit amerikan që të përmbahet nga sulme të tilla. Por autoritetet e Kievit po e injorojnë këtë këshillë”, deklaroi Putin në një takim me zyrtarë qeveritarë dhe drejtues të lartë të industrisë së naftës në Kremlin.

“Në këtë drejtim, dua të theksoj se masat hakmarrëse nga ana jonë janë të pashmangshme”, shtoi ai.

Putin gjithashtu kërkoi masa shtesë të sigurisë për objektet energjetike në Rusi, shkruan Reuters, transmeton Dukagjini.

Në anën tjetër, ministri i Jashtëm i Ukrainës, Andrii Sybiha, reagoi duke thënë se Putin mund t’i ndalë sulmet ukrainase ndaj rafinerive nëse i jep fund luftës.

“Nëse Putinit nuk i pëlqejnë sulmet e Ukrainës ndaj rafinerive të tij të naftës, ai mund të urdhërojë përfundimin e luftës. Nëse nuk dëshiron që anijet e tij ushtarake të goditen, mund të urdhërojë përfundimin e luftës”, shkroi Sybiha në platformën X.

Ai shtoi se Putin po shpërfill humbjet gjithnjë e më të mëdha të ushtrisë ruse në fushëbetejë, pa iu afruar objektivave të pushtimit të Ukrainës.

“Qartazi, atij nuk i interesojnë ato. Le të ndalojë ankesat. Le t’i japë fund luftës”, shkroi Sybiha.

Sipas vlerësimeve të dy burimeve të industrisë, sulmet me dronë të Ukrainës kanë ulur me 45 për qind vëllimin e përgjithshëm të përpunimit të naftës bruto në rafineritë ruse që nga fundi i tetorit.

Ndërkohë, disa rajone të Rusisë kanë vendosur kufizime në shitjen me pakicë të benzinës dhe naftës dizel, pas rifillimit të sulmeve ukrainase ndaj rafinerive.

Putin tha se tregu i brendshëm i karburanteve vazhdon të përballet me vështirësi, por shtoi se çmimet e benzinës janë stabilizuar pas kulmit të arritur në tetor.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.